Ballina Politika Rithemelimi, njëri gozhdës tjetri patkoit! Sula kërkon të shtyhet amnistia, Shehu do...

Rithemelimi, njëri gozhdës tjetri patkoit! Sula kërkon të shtyhet amnistia, Shehu do rezolutë për Kosovën

220
0

Edhe pse kishin një vendim grupi për të votuar Aministinë Penale, deputetët e Rithemelimit duket se nuk e kanë patur mendjen në ‘mësim’.

Në nisje të seancës së sotme, Dashnor Sula ka kërkuar që votimi për amnistinë të shtyhet për një moment tjetër. Ai tha se nuk i është dhënë mundësi për të dhënë amendamente.

Edhe Tritan Shehu ka çuditur jo pak. Ai ka folur jashtë rendit të ditës duke kërkuar një rezolutë për të dënuar krimet serbe në Kosovë. Shehu u shpreh se do të kërkojë edhe interpelancë me Kryeministrin Rama.

Kjo panoramë e parlamentit sot tregon sesi deputetët e Sali Berishës bëjnë politikë sipas ideve të momentit.