Ballina Politika Basha për amnistinë: Eshtë aleanca anti-SPAK, sepse sinjali është ju i dënoni...

Basha për amnistinë: Eshtë aleanca anti-SPAK, sepse sinjali është ju i dënoni zyrtarët, ne i lirojmë me amnisti

16
0

PRONONCIMI PËR MEDIAT I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË OBORRIN E KUVENDIT

Propozimi i Partisë Socialiste me mbështetjen e pazarxhinjve të Partisë Socialiste e kthen votën atyre që i thonë vetes opozitë në votë të një aneksi të partisë socialiste, një kamerdare për Edi Ramën. Së dyti jep një sinjal të qartë kundër SPAK-ut. Pra është aleanca anti-SPAK, sepse sinjali është ju i dënoni zyrtarët, ne i lirojmë me amnisti. Kur në fakt dënimi i zyrtarëve të çdo rangu, në veçanti për shembull hetimi dhe dënimi i drejtorëve të korrupstuar, duhet të çojë në hetimin dhe dënimin e shefave të këtyre drejtorëve, përgjegjësve politik të korrupsionit. Sepse të gjithë e dimë që në këtë vend korrupsioni ka një përgjegjësi politike nga kryeministri dhe ministrat, deri te drejtorët. Duke amnistuar drejtorët dhe zyrtarët të dënuar nga SPAK-u për korrupsion, dalin hapur petët e lakrorit, kuptohet se cili është pazari me partinë socialiste. Është një aleancë anti-SPAK ku shqetësimi i vetëm është SPAK-u, shqetësimi i vetëm janë të dënuarit për korrupsion. Njëkohësisht dua t’i bëj një thirrje kujtdo që e konsideron veten opozitar në atë sallë, t’i largohet këtij pazari të ndyrë, pasi është një kamerdare për Edi Ramën. Kamerdare në një kohë kur qeveria e tij është e zhytur në skandale korrupsioni dhe është po kështu një aleancë anti-SPAK. Partia Demokratike e refuzon këtë pazar dhe sigurisht nuk mund të jetë pjesë e kësaj pseudoamnistie nga e cila përfitojnë zyrtarët e korruptuar, por nuk përfitojnë protestuesit që u ngritën kundër korrupsionit dhe kriminalizimit të shtetit.