Ballina Kulturë Theis Orntoft është fituesi i Çmimit të Bashkimit Europian për Letërsinë

Theis Orntoft është fituesi i Çmimit të Bashkimit Europian për Letërsinë

244
0

Ditën e sotme në Bruksel të Belgjikës është shpallur dhe fituesi i Çmimit të madh të Bashkimit Europian për Letërsi.

Fituesi është autori Theis Orntoft nga Danimarka për romanin e ti “Jordisk” (Botë). Juria gjithashtu ka nderuar Todor Torov nga Bullgaria, Denis Utlu nga Gjermania, Maria Elisabet Bragadottir nga Islanda, Sholeh Rezazadeh nga Hollanda dhe Tina Vrscaj nga Sllovenia.

Autorja shqiptare Rita Petro nuk ka marrë një përmendje nderi me librin e saj “Lindur së prapthi” megjithëse mori pjesë në ceremoni dhe ishte e nominuar.

Më përpara megjithatë Rita Petro pati rastin të lexojë një pjesë nga libri i saj i botuar nga Onufri që tregon historinë e rritjes mes dy botëve, njëra nga ato komuniste.

Shumë nga autorët e nominuar lexuan pjesë nga librat e tyre në këtë event që u kthye në një festë për librin akoma më shumë se është Panairi i Librit që po zhvillohet momentalisht në Bruksel.

Autori fitues Theis Orntoft është një poet që ka lindur në 1984 në Skanderborg të Danimarkës dhe u diplomuar në 2009 nga Shkolla Mbretërore Daneze e Shkrimit. Në të njëjtin vit bëri dhe debutimin në letërsi me “Yeah suiten”. Ai ka fituar dis çmime kombëtare. Në 2014 publikoi librin e tij të dytë « Poems 2014 » që bëri bujë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.