Në një kohë që në parlament zhvillohen punimet e Kuvendit, jashtë janë mbledhur qytetarët për të protestuar kundër qeverisë.
Protesta u thirr nga Rithemelimi pas episodit të dytë të RAI 3 për Shqipërinë.
Siç shihet edhe në këtë video, protestuesit kanë grumbulluar gomat, që mesa duket do t’i vendosin zjarrin.
Kujtojmë që me këtë skenar u paraqitën edhe në protestën para Bashkisë së Tiranës, ku protestuesit dogjën gomat para bashkisë.







