Ballina Opinion Gjithmonë ka pasur politikanë, gazetarë e intelektualë interesaxhinj dhe servilë të politikës...

Gjithmonë ka pasur politikanë, gazetarë e intelektualë interesaxhinj dhe servilë të politikës së Tiranës

73
0

Nga Skënder Kapiti

Asnjëherë nuk kanë munguar as servilët politikanë, intelektualë e meditikë të Kosovës për pushtetin e Tiranës. Edhe gjatë regjimit komunist në Shqipëri, kishte nga Kosova nga ata të cilët punonin e jetonion në perendim,  ka pasur  servilë dhe interesaxhinj e shërbëtorë të atij regjimi në këmbin të “lirisë’ së tyre për të ardhur e pushuar në plazhet e Shqipërisë së varfër me dy-treqind marka për një muaj si  dhe për të marrë ndonjë lek apo favor për ndonjë protestë e propagadë marksist-leniniste në Perendim. Dhe shumica nga këta i serviloseshin edhe Fatos Nanos e E. Rames.Këta të tillët ishin aq shumë servilë sa që edhe të afërmit e farefisi i tyre në Shqipëri kur i takonin kishin frikë se mos u shpëtonte ndonjë fjalë te këta kundër regjimit komunist sepse mund të spiunoheshin prej tyre.

Po kështu edhe pas rënies së komunizmit në Shqipëri u dyndën servilë e sharlatanë politikanë, intelektualë e mediatikë që i serviloseshin në ekstrem pushtetit të Sali Berishës, por  që tani asnjërit prej tyre nuk i bie ndërmend për Berishën dhe e kanë braktisur , por që mbështetësit, gazetarët dhe LDK-istët e opinionistët ishservilë të tij  të dikurshëm të pushtetit të  Partisë Demokratike  madje janë konvertuar në servilë e shërbëtorë të paskrupullt  të qeverisë e kryeministrit socialist.Por jo vetëm për këto, por politika dhe shumë  politikanë,  intelektualët dhe gazetarë të Kosovës dhe jo vetëm këta por  edhe nga shoqëria atje janë si këta të Shqipërisë e ndoshta edhe ua kalojnë, janë jashtzakonisht mosmirënjohës, “harraqë” dhe hipokritë  djallzorë që nuk mbajnë as miq e as shokë por që të ndërrojnë, të harrojnë, braktisin por  edhe  të shesin për një interes të vogël.

Sot në Shqipëi janë nja tre ,katër gazetarucë  si Zeka, Buzhala e Baton Haxhiu  të cilët jargaviten nëpër mediat e Tiranës  si servilë e propagandues të pushtetit aktual në Shqipëri, por akoma ka tek-tuk edhe ndonjë politikan nga Kosova që i serviloset pushtetit e politikës në Shqipëri kur vjen për të kaluar ndonjë ditë plazh në Shqipëri.

Nuk duket gjëkundi madje as nga Kurti e Osmani, nuk po duket  respekt e mirënjohje as shoqërore, as mediatike, as intelektuale e as institucionale serioze nga Kosova për kontributorët e vërtetë të shqiptarëve nga Shqipëria për lirinë e pavarësinë e Kosovës, përvecse mirënjohje e respekt servil të tyre për politikanë, pushtetarë  e shtetarë nga Shqipëria të cilët nuk kanë asnjë meritë për asgjë për Kosovën.