Ballina Kronika Grabitet pika valutore në Tiranë, ja skema për përdorën ‘skifterat’ për vjedhjen...

Grabitet pika valutore në Tiranë, ja skema për përdorën ‘skifterat’ për vjedhjen e shumave të majme

241
0

Një pikë e këmbimit valutor është grabitur te Ura e Institutit në kryeqytet ditën e enjte, ku persona të maskuar arritën të merrnin një shumë të konsiderueshme parash.

Mësohet se autorët kanë marrë 10 milionë Lekë të vjetra.

Autorët që mendohet se kanë qenë 3 persona, kanë çarë muret e biznesit ngjitur për të depërtuar më pas brenda exchange duke marrë paratë.

Më pas ata u larguan me një makinë tip BMW, që shfaqet edhe në pamjet e kamerave të sigurisë.

Për këtë grabitje nuk ka ende njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës.