Ballina Europë U arratis nga burgu i sigurisë së lartë me çarçafë, kapet pas...

U arratis nga burgu i sigurisë së lartë me çarçafë, kapet pas një viti bosi mafioz

248
0

Ka marrë fund arratia e bosit të mafias Gargano, Marco Raduano, i cili u arratis nga burgu Nuoro më 24 shkurt të vitit të kaluar, duke përdorur një litar të krijuar me çarçafë.

Mafiozi 40-vjeçar nga Vieste që ia doli të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë është kapur në Francë.

Raduano rezultonte i përfshirë në listën e të arratisurve italianë më të rrezikshëm të kërkuar nga Europol.

Tashmë ai do t’i dorëzohet drejtësisë italiane për të vuajtur dënimin me burg që i përfundon në vitin 2046.