Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, Bardhyl Canaj i dorëzoi dje Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Pas Ceremonisë, Ambasadori Canaj pati një takim kortezie me Presidentin Vuçiç, në të cilin ishte i pranishëm edhe Ministri i Jashtëm, Ivica Dadiç, ku u diskutua për marrëdhëniet dy palëshe, mundësitë për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, njoftoi sot ambasada shqiptare në Beograd.
Pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë kanë parakaluar të dielën në një paradë ceremoniale nëpër qytetin veriperëndimor boshnjak, Prijedor, më sa duket pa...