Ballina Aktualitet “Në shtëpi mund t’i shkoje vetëm kur ai nuk ishte aty”, kush...

“Në shtëpi mund t’i shkoje vetëm kur ai nuk ishte aty”, kush ishte gruaja që u vra nga bashkëshorti amerikan

102
0

Vrasja e indonezianes Indah Lilis Sartika Saragih nga bashkëshorti i saj amerikan te henen ne Tirane, është pasqyruar edhe nga mediat e vendit të saj të origjinës. Gruaja, e cila ishte me pasaportë amerikane, u mbyt me litar nga bashkëshorti i saj 53-vjeçar James Wertz.

Pasi mbyti të shoqen, Wertz, i cili punonte si profesor në një kolegj privat në Tiranë, vrau me shkop bejsbolli dy qentë e familjes, e më pas u vetëvar me litar.

Policia gjeti edhe nje leter të shkruar prej tij ku ndër të tjera thuhej: Me falni, nuk ia dola dot!.

Por kush ishte Indah Lilis Sartika Saragih? Media indoneziane Tempo.Co shkruan se në mesin e diasporës së këtij vendi, ajo njihej si person mjaft asocial. Një burim i tha medias në fjalë se “në shtëpinë e saj mund të shkoje vetëm kur i shoqi nuk ishte prezent”.

Po sipas të njëjtit burim, që ndodhet në Tiranë prej 10 vitesh, Saragih kishte po ashtu aktivitet minimal në rrjetet sociale.

Sipas Tempo.Co, në kryeqytetin shqiptar jetojnë rreth 50 indonezianë.

“Disa punojnë në qendra masazhi, të tjerë si kamariere/ë në restorante”, tha burimi, teksa shtoi se mbledhjet midis komunitetit ishin të pakta dhe Saragih rrallë merrte pjesë.