Ballina Aktualitet Vapa i lë vendin vranësirave dhe reshjeve të shiut, ja si parashikohet...

Vapa i lë vendin vranësirave dhe reshjeve të shiut, ja si parashikohet të jetë moti javën e ardhshme

188
0

Pas një vere “përvëluese” me temperatura të larta, tashmë duket se tabloja meteorologjike ndryshon plotësisht. Kjo për shkak se tashmë mbi vendin tonë, depërtimi i njëpasnjëshëm i disa qendrave të thella të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, depërtimi i këtyre qendrave ciklonare mund të jetë problematike sepse do të sjellin paqëndrueshmëri të menjëhershme (zhvendosja e shpejtë e ajrit të ngrohtë me ajër më të ftohtë) dhe energji potenciale të çliruar në mënyrë të vrullshme.

Por në çfarë përkthehet kjo? Sipas SHMU, kjo përkthehet në radhe të parë në mot kryesisht të vranët por më e rëndësishmja reshje shiu të cilat do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër (pa harruar elementin e erës së fortë). Por le ti marrim ditët me radhë.

Për ditën e Hënë moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim deri të dendura. Deri në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në orët e vona të mbrëmjes reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë territorin ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.