Ballina Kronika Grabiti një grua në ‘zemër’ të Tiranës, 52-vjeçarja përfundon në prangat e...

Grabiti një grua në ‘zemër’ të Tiranës, 52-vjeçarja përfundon në prangat e policisë

183
0

Një 52-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës. Mësohet se ajo ka vjedhur çantën e një shtetaseje te sheshi ‘Skënderbej’.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen 52 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi te sheshi “Skënderbej” dyshohet se i ka vjedhur çantën një shtetaseje”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë.