Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Makrychorit në Greqi, ku një grua e moshës 37-vjeçare ka rrahur për vdekje foshnjën e saj 6 muajshe.
Nëna 37-vjeçare, u paraburgosu, pas një procesi që zgjati rreth tre orë në gjykatë këtë të premte.
“Turp të kesh”, bërtiti babai i foshnjës gjatë transferimit të saj nga makina e policisë drejt gjykatës.
Prokuroria greke ngriti kallëzim penal për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore.
E akuzuara mohoi në gjyq se ka vrarë foshnjën por sipas saj “dikush tjetër e ka bërë”.
Përmes avokatit të saj, ajo ka paraqitur kërkesë për ekspertizë psikiatrike, pasi raportohet se po përballet me probleme të rënda psikologjike për të cilat ishte shtruar në spital dhe merrte kurim edhe në të kaluarën dhe merrte mjekim.
“Më kanë vodhën fëmijën, të gjithë janë bashkëfajtorë”, tha babai i foshnjës përpara mediave greke.
Sipas Thesstoday, bashkëshorti akuzon 37-vjeçaren dhe të afërmit e saj për krimin si dhe për faktin se nuk e lejojnë të marrë pjesë në veremoninë mortore.
Kujtojmë se 37-vjeçarja në kushte të rënduara psikologjike dyshohet se ka rrahur për vdekje foshnjën e saj 6 muajshe.