Nga Gëzim Basha
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë propozon, në emrin e vet dhe me rastin e ditëlindjes së autorit, kandidaturën e Fatos Kongolit për çmimin Nobël në letërsi.
Një mendësi e emulacionit socialist kur titujt hero i kësaj apo asaj, jepeshin në raste përvjetorësh personalë, ditlindjesh, divorcesh apo martesash.
Propozimi në vetvete, nga mënyra e të shkruarit, është një përzjerje e naivitetit me injorancën—një tjetër turpërim publik i një i institucioni tashmë krejt të diskredituar.
Propozime të këtij lloji janë mungesë respekti ndaj hierarkisë së vlerave!
Romancierë si Kongoli Shqipëria ka shumë por kandidati i vetëm shqiptar për çmimin Nobël vazhdon të mbetet nje: Ismail Kadare.