Ballina Politika Afera me Portin e Durrësit, akuzat e Igli Carës: Vjedhje gjigante, duhen...

Afera me Portin e Durrësit, akuzat e Igli Carës: Vjedhje gjigante, duhen të paktën 200 vjet për të marrë mbrapsht investimin

59
0

Ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, ka akuzuar Edi Ramën për aferën e Portit të Durrësit.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Cara thekson se do të duhen 200 vjet për të larë investimin dhe se Durrësi humb 231 milionë euro taksa.

Igli Cara: Deklaratat publike të Rama & CO ja kanë lënë vendin njëra-tjetrës, që nga momenti, kur nga “hiçi” doli në skenë projekti i shkatërrimit të portit më të madh në vend.

Nga financimi kredi prej 2 miliardë euro, që paguan APD, u kalua te PPP (44% shteti dhe 56 % privati).

Së fundmi, Rama foli për financim të brendshëm.

Ndryshimet e humorit të KM, që ç’thotë natën i bën ditën dhe ç’thotë ditën i bën natën, tregojnë mungesën e një strategjie për nyjen më të rëndësishme tregtare në vend. Fshehja e vlerës reale dëshmon se KM i bën hesapet në interes të përfitimit vetjak, duke fshirë me një të rënë të lapsit, atë që thotë vetë me zë dhe figurë.

Për kujtesë!

Porti i Ri, bazuar në fluksin ekonomik dhe bilanceve ndër vite, në rastin më të mirë fiton 5 milionë euro në vit.

Vetëm faza e parë eshte afro 500 milionë euro, ndërsa përfundimi 1 miliardë euro.

Me një llogari të thjeshtë duhen të paktën

200 vjet për të marrë mbrapsht investimin.

Shqiptarëve ju grabit një pronë publike siç është porti aktual bashkë me asetet me vlerë rreth 3 miliardë euro, sipas Monitor.

Në të njëjtën kohë janë 231 milionë euro të falura, taksa të qytetit të Durrësit, që do të duhej të ishin kthyer në investime për banorët e qytetit.

Tashmë do të paguajnë 1 miliardë euro që i duhen 200 vjet per t’u rikuperuar.

Mos harroni!

Janë para që do i paguajmë  nga xhepat tanë. Një borxh që nuk e kemi kërkuar, por që do ta shlyejmë ne, të gjithë pa përjashtim dhe brezat ne vazhdim.

Kaq e thjeshtë dhe e dhimbshme është e vërteta!

Gjithçka që thuhet nga Rama, Alabbar & Co janë demagogji e pastër për të justifikuar vjedhjen më të madhe që nga krijimi i shtetit shqiptar.

Grabitje ditën për diell, duke lënë pas pluhurin e një projekti që nuk do të përfundojë asnjëherë!

Historia përsëritet!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu