Ballina Ekonomia Denaj: Tregu i ri bujqësor në Peqin, objekt bashkëkohor

Denaj: Tregu i ri bujqësor në Peqin, objekt bashkëkohor

69
0

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ishte sot në Peqin ku inspektoi punimet në tregun e ri bujqësor.

Denaj u shpreh se ky treg është një objekt bashkëkohor prej 1050 metra katrorë, me sistem kanalizimi dhe parkim.

“Ky investim prej 17 milionë lekë mbështetur nga Skema Kombëtare, përfundon në muajin shkurt dhe do i shërbejë 2500 fermerëve për të tregtuar produktet në kushtet më të mira”, theksoi Denaj.

“Jemi të angazhuar në zgjerimin e infrastrukturës tregtare, duke i dhënë një dimension të ri tregjeve tradicionale edhe në qytete të tjera të vendit. Me diversifikimin e ofertës, ku ndërlidhim edhe turizmin bashkë me ofertën ushqimore, mund t’i kthejmë këto tregje në motor ekonomie për zonën”, nënvizoi ministrja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu