Ballina Sport Napoli fiton në “frymën e fundit”, Rrahmani “hero” i kampionëve të Italisë

Napoli fiton në “frymën e fundit”, Rrahmani “hero” i kampionëve të Italisë

56
0

Napoli triumfoi në “frymën e fundit” me shifrat 2-1, në takimin ndaj Salernitanës në shtëpi, në ndeshjen që shkoi për llogari të Serie A. Me këtë rezultat, kampionët e Italisë renditen në vendin e gjashtë, shumë larg pritshmërive. Ky sukses rrit optimizmin, pasi fitorja për skuadrën e Mazzarrit mungonte prej 3 javësh. Në krahun tjetër, ekipi i Inzaghit po kalon sezon kompleks, vendi i fundit në tabelë.

Sfida u zhbllokua në minutën e 29-të nga një eurogol i Candrevas. Vendasit u kundërpërgjigjën me Politanon në fundin e pjesës së parë, ndërsa për përmbysjen e madhe mendoi Amir Rrahmani në të 90-tën.

Serie A ka në program për sot edhe dy ndeshje të tjera. Verona pret Empolin në shtëpi, ndërsa në mbrëmje Interi luan ndaj Monzas në Brianteo (Monza).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu