Ballina Sport Zyrtare / Bruno Puja firmos me KF Erzeni !

Zyrtare / Bruno Puja firmos me KF Erzeni !

46
0
Portieri Bruno Puja dhe drejtuesit e klubit të futbollit Erzeni kanë rënë dakort që lojtari në fjalë të firmosë për një sezon me ekipin e futbollit Erzeni të qytetit të Shijakut.
“Gardiani” 23-vjeçar i lindur në qytetin e Kavajës së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Bylisit ku ishte transferuar nga skuadra e Egnatias dhe tashmë do të jetë pjesë e ekipit të futbollit Erzeni në kategorinë “Abissnet Superiore”
Bruno Puja në pozicionin e tij në fushën e blertë të lojës luan në rolin e portierit dhe është një vlerë e shtuar në këtë repart pas eksperiancave mjaft të vlefshme me skuadrat më në zë të kampionatit shqiptar të futbollit.
Skeda Personale :
Emri : Bruno Puja
Datëlindja 20 Janar 2000
Vjec 23
Vendlindja : Kavajë
Shteti : Shqipëria
Pozicioni : Portier
Karriera sportive :
2016 – 2018 Besa
2018 – 2020 Kastrioti
2020 – 2023 Egnatia
2023 – 2024 Bylis
2024 -Erzeni
Minuta në karrierë : 4524
Ndeshje : 53
Kartonë të verdhë : 6
Kartonë të kuq : 0

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu