Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Mihal Popi’, pranë stadiumit ‘Dinamo’. Ai është identifikuar si Ismet Habili.
Dyshohet se pas vrasjes duke qenë se makina ka qenë në gjendje të lirë është përplasur me murin e pallatit.
Banorët deklarojnë jashtë kamerave se kemi dëgjuar vetëm përplasjen e makinës dhe se nuk kanë dëgjuar krisma arme.
Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën ‘Mihal Popi’, në bllokun ‘1 Maji’.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip ‘Volvo’, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.







