Ballina Lifestyle Përballje titanësh mes Egla Cenos dhe Julian Dedës, ja kush e fitoi...

Përballje titanësh mes Egla Cenos dhe Julian Dedës, ja kush e fitoi çmimin e madh në BBV

34
0

Për herë të parë në një edicion VIP, një grua fiton çmimin e madh të “Big Brother”.

Në një natë magjike, plot surpriza dhe emocione dhe një garë të fortë mes pesë finalistëve, Egla Ceno rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh! Aktorja ia doli në garën përballë Julian Dedës, Romeo Veshajt, Heidi Bacit dhe Meriton Mjekiqit.

Në një finale maratonë, me një transmetim live mbi 6 orë, të pestë banorët rikujtuan eksperiencën e tyre në reality shoë, ndërkohë që u surprizuan nga “Vëllai i Madh”, duke dhuruar emocione të forta për publikun.