Ballina Opinion Mos gaboni me terminologji, sepse nuk është rikthimi i Bashës, por ringritja...

Mos gaboni me terminologji, sepse nuk është rikthimi i Bashës, por ringritja e tij

32
0

Nga Alban Daci

Jo rikthim i Lulzim Bashës, por ringritja e Lulzim Bashës!

Basha e nuk e ka bërë politikën si dikur furgonat e Unazës së vjetër që niseshin nga i njëjti vend e ktheheshin përsëri në të njëjtën vend! Prandaj, Basha nuk rikthehet në politikë sa herë bën një konferencë për shtyp që në fakt i ka bërë shumë rrallë e unë kam qenë e mbeten se ai duhet të ketë një lidership shumë më aktivë duke i dhënë garanci demokratëve dhe shqiptarëve se ai e ka seriozisht aktivitetin si kryetar i PD! Rikthimi i Bashës ishte kur i votua më një anëtar e një votë në një moment të vështirë për PD dhe po ashtu ndoshta edhe për veten e tij! Ai i rikthye në një moment që ndoshta as vetë nuk e kishte besuar se do e bënte!

Madje nuk kishte menduar se do të kishte kaq shumë kundërshtarë edhe nga ata që i kishin thënë se ishin miq të ngushtë të tij! Lidershipi është betejë që fitohet edhe asnjëherë nuk dhurohet dhe nuk zhvillohet në kushtet e një paqeje absolute! Kur dha dorëheqjen i pata thënë: mos mendo se do të mërziten shumë me largimin tënd edhe ata që t’i i quna miq sot e mos mendo se do luten te rikthehesh e që rikthimi jot do të pritet me dashuri e me lule! Madje i dhashë edhe shembuj nga historia jonë e shekullit të kaluar si: Ismail Qemali themeluesi i shtetit i largua dhe nuk u kthye më! Fanoli i largua dhe nuk i kthye më! Vetëm Zogu i largua dhe i kthye, por sigurisht nuk i prit me lule! Megjithatë Basha vendosi të rikthehet dhe këtë e bërë duke vendosur të rigarojë për kreun e PD dhe duke i konfirmuar! Ka pasur debate në lidhje me numrin e anëtarësisë dhe shumë po na shqetësohen se Basha ka përgjysmuar numrin e anëtarëve të PD!

Ka dy të vërteta të mëdha në lidhje me këtë temë:

1. Me mbarimin e Luftës së Ftohtë ranë edhe partitë e masave! Pra, ata parti që forcën e tyre e lidhnin me numrin e anëtarësisë dhe suksesin e Partisë e lidhnin mes lidhjes besnikë të anëtarit e partisë përmes “teserës”. Të gjitha rastet e pas viteve ’90 janë raste ku fitojnë parti që lidhen me kauza dhe janë model populizmi! Një parti e tillë është pikërisht edhe vetë PD! Po ashtu edhe plot raste të tjera si Fratelli d’Italia në Itali, Syriza në Greqi e plotë raste të tjera! Një ndër arsyet që PD është në krizë është se ajo ishte një lëvizje populiste dhe i kthye në model demode të e versionit sovjetik me struktura klasike e me ndarje të madhe mes drejtuesve dhe anëtarësisë!
2. Numri i madh ose i vogël i anëtarëve nuk është një tregues për sukses elektoral apo për të fituar. Vetë rrugëtimi i kundërshtarëve të Bashës që e sulmojnë per këtë te dëshmon këtë! Mblidhen sipas tyre 40 mijë anëtar në stadium, bënë refendum me 40 mijë anëtar, i morën anëtarët që Basha paska larguar dhe humbën zgjedhjet më 95%.

Jo çdo konferencë për shtyp e Bashës duhet të konsiderohet rikthim! Sigurisht kjo mund të jetë mundësi për ringritjen e Bashës e që kjo do të ndodhet varet eskluzivisht nga ky i fundit fati i tij dhe i demokratëve!:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu