Ballina Politika “Nëse opozita nuk korrigjohet, Rama në 2025 fiton me 3 shifra”, deputeti...

“Nëse opozita nuk korrigjohet, Rama në 2025 fiton me 3 shifra”, deputeti demokrat: Nuk mund të vazhdohet më me flakadanë, Berisha dhe Bardhi t’i thërrasin mendjes

74
0

“Nëse opozita nuk korrigjohet, Edi Rama në 2025 fiton me 3 shifra”. Kështu u shpreh deputeti demokrat Dashnor Sula, sipas të cilit opozita nuk mund të trajtohet si leckë nga mazhoranca.

“Përjashtuar Berishës, ne kurrë nuk kemi kërkuar dorëheqjen e Ramës, kurrë nuk kemi kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Ne themi qeveris, i ke marrë si i ke marrë mandatet, por nuk mund ta shohësh opozitën si leckë të pavlerë dhe ta përbuzësh se je i detyruar të bashkëjetosh me opozitën se kushtetuta na e jep këtë të drejtë.

Nëse opozita nuk korrigjohet Edi Rama në 2025 fiton me 3 shifra, unë jam i qartë në këtë qasje edhe me kolegët dhe në debate”, tha Sula në studion e Ditarit të fundjavës në A2 CNN.

Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, Sula është shprehur se dy janë rrugët e opozitës, pasi nuk mund të vazhdohet më me flakadanë.

“Unë kam thënë kemi dy rrugë; ose t’i nënshtrohemi mazhorancës, qeverisë e Ramës, ose duhet të ashpërsojmë aksionin tonë opozitar në ngujim apo grevë urie, por Bardhi ka thënë që ne duhet të kemi një periudhë të caktuar për të vazhduar komunikimin. Nuk shkon më të vazhdohet me flakdanë, do të gjejmë mënyrat e bashkëpunimit”.

I pyetur a është gati opozita të marrë qeverinë, deputeti demokrat tha: “Nuk jemi sot alternativë për qytetarët aty ku duhet, dhe unë nuk kam turp ta them. Apeloj Berishën, Bashën, Gazmend Bardhin, Mediun se është nevojë urgjente kombëtare t’i thërrasin mendjes.

Nëse duan të rrinë kështu siç janë ta gëzojë Edi Rama dhe nuk është faji i Ramës, por faji ynë.

Nëse ka ndërmend ta ndryshojnë këtë vend dhe të sjellin shpresë, duhet patjetër të bëhemi alternativë dhe kjo bëhet nëpërmjet një risie; qeveria hije, kryeministër hije, qeveri me emra konkretë, që qytetarët të dinë të votojnë për qeverinë, kjo do ishte risi. Nuk duhet të ngelemi peng i interesave të vogla”.

Sula u shpreh skeptik për vijimësinë e karrierës së tij politike në 2025-ën.

“Më shumë nuk do të jem në 2025. Le të ndërpritet karriera ime politike, po nuk dua të mbahem mend si njeri lëpirës, që pashë interesat e familjes sime dhe jo të qytetarëve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu