Ballina Politika “Pabarazi para ligjit”/ Ndërtuesit blejnë 200 € m, shpërthen Arlind Qori: Të...

“Pabarazi para ligjit”/ Ndërtuesit blejnë 200 € m, shpërthen Arlind Qori: Të moshuarit në burg për 1 gardh

92
0

Vendimi për konfiskimin e objekteve pa leje nuk i ka ndëshkuar ndërtuesit, por i ka favorizuar ata, sipas një raporti të Birn. Të dhënat tregojnë se këta të fundit kanë paguar për to 220 euro/m2, ndërsa me çmimet e tregut në Tiranë duhet të paguanin deri në 10 herë më shtrenjtë.

I ftuar për të diskutuar këtë temë në një program televiziv ishte drejtuesi i Lëvizjes Bashkë Arlind Qorri, tha se ky është një shembull i qartë i pabarazisë para ligjit.

Ai theksoi se të moshuarit që kanë ndërtuar një gardhë janë arrestuar dhe dënuar, ndërkohë që ndërtuesit që kanë ndërtuar kate pa leje me qëllim përfitimi, amnistohen duke blerë me çmime qesharake apartamentet.

“Rasti konkret është shembulli konkret i pabarazisë përpara ligjit. Unë u futa pak në rrjet, për të parë njerëzit e dhunuar dhe të arrestuar për ndërtimet pa leje dhe më dalin shumë qytetarë që për një gardh apo për një çati ose për një mur janë arrestuar, janë dënuar ose kanë marrë forma alternative të dënimit. Kodi Penal ka një nen të posaçëm për ndërtimin pa leje me qëllim përfitimi, kjo vepër dënohet nga 3 deri në 8 vite heqje lirie. Pra ata që ndërtojnë për të fituar dhe ata që kanë ndërtuar disa kate në kulla, kanë ndërtuar për të fituar.

Njerëzit që kanë fituar dhe kanë tentuar të fitojnë në mënyrë të paligjshme jo vetëm që nuk janë dënuar, nuk e di nëse do hetohen, por që nuk e besoj, pra ky është një rast skandaloz i pabarazisë përpara ligjit”, tha Qorri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu