Ballina Bota Dy reporteret që raportuan vdekjen e Mahsa Amini në Iran lirohen nga...

Dy reporteret që raportuan vdekjen e Mahsa Amini në Iran lirohen nga burgu pas 17 muajve

85
0

Niloufar Hamedi dhe Elaheh Mohammadi, 2 reporteret që raportuan vdekjen e Mahsa Amini në Iran, janë liruar pas 17 muajsh burg. Dy gazetarët njoftuan për vdekjen e gruas së re kurde pas arrestimit për shkak se ajo nuk mbante mbulesën siç duhet.

Sipas mediave lokale, Gjykata e Apelit ka rënë dakord për lirimin e tyre me kusht prej 100 miliardë rialësh secili, pak më shumë se dy mijë euro. Ata do të qëndrojnë jashtë burgut deri në gjykimin e apelit, data e të cilit ende nuk është caktuar. Megjithatë, dy gazetaret nuk do të mund të largohen nga vendi.

Hamedi, një fotoreporter për gazetën reformiste “Shargh” dhe Mohammadi, për gazetën reformiste “Ham-Mihan” u dënuan në tetor me 13 dhe 12 vjet burg respektivisht për “lidhje me një shtet armiqësor (SHBA)”. Akuzat e tjera ishin edhe për “grumbullim dhe bashkëpunim kundër sigurisë kombëtare dhe propagandë kundër sistemit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu