Ballina Europë Konflikti për drogën/ Shqiptarët e maskuar si policë rrëmbejnë një person në...

Konflikti për drogën/ Shqiptarët e maskuar si policë rrëmbejnë një person në Belgjikë

43
0

Pengmarrja filloi të hënën, më 17 gusht. Viktima po udhëtonte me makinën e tij në rrugën Oppuurseweg, kur një automjet tjetër ia preu rrugën dhe e bllokoi. Prej tij zbritën 3 burra të maskuar, të cilët thanë se ishin nga policia. Ata mbanin gjithashtu një shirit portokalli në krah, i cili dukej si shirit policie. Viktima u rezistoi, por burrat arritën në fund ta fusnin në bagazhin e makinës së tyre dhe të largoheshin.

Dëshmitarët fotografuan targën e automjetit dhe ia dorëzuan policisë. Shumë shpejt u konstatua se targa ishte e vjedhur. Hetimi përmes sistemit automatik të njohjes së targave (ANPR) tregoi se autorët, pas ngjarjes, ishin drejtuar në drejtim të Charleroi. Aty dyshohet se viktima ishte mbajtur peng.

“Gjatë ditëve në vijim u zhvillua një hetim shumë intensiv, në mënyrë që viktima të mund të vihej në siguri të premten, më 21 gusht”, shpjegon Kato Belmans nga prokuroria e Anversës.

“Ai ishte, duke pasur parasysh rrethanat, në gjendje të mirë shëndetësore.”

Po atë ditë, policia, me kërkesë të gjyqtarit hetues, kreu kontrolle në banesa në disa adresa në Anversë, Bruksel dhe Sint-Gillis. Gjatë tyre u arrestuan në Sint-Gillis 2 shqiptarë, 27 dhe 42 vjeç, dhe 1 belg, 44 vjeç. Ata u ndaluan nën dyshimin për pengmarrje.

Dhoma e këshillimit konfirmoi sot arrestimin e 2 nga 3 të dyshuarit.Për vazhdimin e paraburgimit të të dyshuarit të tretë, njërit prej shqiptarëve, dhoma e këshillimit duhet të vendosë më vonë.Hetimi për pengmarrjen vazhdon nën drejtimin e gjyqtarit hetues.

“Po hetojmë nëse një konflikt në botën e drogës qëndron në themel të kësaj pengmarrjeje”, përfundon Kato Belmans.