Ballina Europë U dënua për marrjen e ryshfeteve, Rusia liron nga burgu ish-kryetarin për...

U dënua për marrjen e ryshfeteve, Rusia liron nga burgu ish-kryetarin për të luftuar në Ukrainë

34
0

Ish-kryetari i qytetit bregdetar rus Vladivostok, Oleg Gumenyuk i cili më 2023 u dënua me 12 vjet burgim për marrje të ryshfetit është liruar nga burgu për të shërbyer në ushtrinë ruse në Ukrainë.

Avokati i tij, Alexander Kitaev, tha të dielën se tani për tani nuk dihet vendndodhja e Gumenyuk, pasi ai nënshkroi kontratë me ushtrinë ruse në fund të vitit të kaluar.

Ai shpjegoi se klienti i tij duhet të kryejë stërvitje ushtarake së pari.

Gumenyuk nuk është ish-zyrtari i parë rus i dënuar që lirohet nga burgu për të luftuar në Ukrainë prej se Moska e nisi pushtimin e paprovokuar të saj në shkurt 2022.

Ish-zëvendësguvernatori i rajonit Kakasia, Sergei Novikov, dhe ish-kryetari i qytetit Bolshoi Kamen, Rustyam Abushayev, të dy të dënuar për korrupsion, u liruan më parë për të shërbyer në luftën në Ukrainë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu