Ballina Kronika Aksident me vdekje në aksin Fushë-Krujë-Vorë, raportohet për 1 viktimë

Aksident me vdekje në aksin Fushë-Krujë-Vorë, raportohet për 1 viktimë

62
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne, ku një person ka ndërruar jetë.

Aksidenti me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Vorë.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se viktimë ka mbetur shoferi, ndërsa dy persona të tjerë që ndodheshin në mjet janë lënduar.

Gjithashtu mësohet se mjeti me targa të Kosovës, ka hyrë në parakalim të gabuar. Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu