Ballina Politika Gjikondi: Opozita bëri një protestë të sajuar. Duan të mbajnë ndezur zjarrin...

Gjikondi: Opozita bëri një protestë të sajuar. Duan të mbajnë ndezur zjarrin e Berishës

30
0

Opozita demokrate ka paralajmëruar se deri në përmbushjen e kërkesave të saj për t’u konsideruar si një rival i denjë politik për qeverinë, dhe jo për t’u injoruar, PD-ja do i qëndrojë rrugës së protestës parlamentare dhe mosbindjes civile.

Të hënën kjo u tregua me bllokimin e seancës së parë plenare të vitit, kur fjalën përshëndetëse të presidentit Bajram Begaj e shuan zhurmat e fishkëllimave elektronike të sjella nga opozitarët.

Juristja Brizida Gjikondi, në emisionin “3D” në RTSH, e quajti protestën kundër kreut të shtetit të “shëmtuar” dhe manovër të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ishte një protestë e stisur, një protestë që nuk ka as mbështetje, as moral. Halli i një pjese të atyre deputetëve është të faktorizohen. I gjithë parlamenti shqiptar janë thjesht përfaqësues partish. S’ke asnjë që të jetë përfaqësues i popullit. Ishte e shëmtuar pjesa e parullave, shumë mjerane. Jam e bindur që kriza që po kalon opozita dhe gjithë klasa shqiptare nuk do e ‘mbushte sheshin’. Ka gjithmonë një kohë për të protestuar, për të folur e dialoguar, por nuk ishte kjo. Vetë presidenti ishte i kompleksuar. Si president ai ka për detyrë të marrë masa, si simbol i unitetit kombëtar, të thërrasë të dy kryetarët e partive kryesore. Protesta që u sajua u bë që të mbahej ndezur zjarri i Sali Berishës,” tha juristja Brizida Gjikondi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu