Ballina Politika Qeveria “shënjestron” bashkitë, i akuzon se marrin fonde dhe nuk investojnë në...

Qeveria “shënjestron” bashkitë, i akuzon se marrin fonde dhe nuk investojnë në sipërfaqe pyjore

49
0

Nga inventari i pyjeve që u bë publik vjet rezulton se 65 % e territorit të Shqipërisë janë pyje e kullota. Nga këto 80 % e tyre janë të administruara nga bashkitë. Por monitorimi i detajuar që është bërë nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve ka nxjerrë zbuluar punën e dobët që bashkitë kanë bërë për ta mirë administruar këtë ekonomi pyjore kaq të çmuar. Situatë e papranueshme e quajti ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro krah ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në takimin e mbajtur sot (15 janar) me kryetarët e bashkive në prezantimin e aktiviteteve të kalendarit kombëtar të Vitit të Pyjeve. Me ligjin e miratuar 8 vite më parë pyjet i kaluan për administrim bashkive. Por Ministrja Kumbaro vuri në dukje se 33 bashki nuk kanë asnjë plan mbarështimi të pyjeve po gjithashtu për 8 vite që administrojnë pyjet nuk kanë bërë asnjë investim në fondin pyjor. “Është e papranueshme që 8 vite pasi ju jeni bërë pronarë, administratorë të kësaj pasurie 50 % e bashkive nuk i kanë këto plane mbarështimi. Ka bashki që gjatë gjithë periudhës 8 vjeçare që administrojnë pyjet nuk kanë asnjë shpenzim si zë investimesh në fondin pyjor”, raportoi Kumbaro. Performancë të dobët kanë pasur dha disa bashki që kanë fond pyjor të konsiderueshëm shumë të madh në raport me frymë popullsie, kanë dhe të ardhura falë këtyre ekonomive por nuk kanë fare investime. Ata janë Bashkia Mirditë, Fushë Arrëzi, Tropoja, Puka, Kolonja, Skrapari, Dibra.  Ka bashki të tjera që deklarojnë të ardhura të pakta. “Nuk është normale as fakti që bashki me sipërfaqe shumë të madhe pyjore realizojnë apo deklarojnë të ardhura shumë të pakta si Malësi e Madhe, Puka Hasi.  Ka dhe më keq ka bashki që raportojnë zero lek të ardhura si Himara, Finiqi, Lezha, Dropulli, Memaliaj, Kurbini, Divjaka, Roskoveci, Vlora. Referohem raportimeve të bëra pranë Agjencisë kombëtare të pyjeve”, vijoi më tej ministrja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu