Kryetarja në Detyrë të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory, ka zhvilluar një takim me bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.
Pasztory shprehet se mirëpret fillimin e punës përmbajtësore të premten dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë dhe ekspertizë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR.
Ndër të tjera bën me dije se gjatë ditëve në vijim do të ketë takime gjithëpërfshirëse për këtë reformë të rëndësishme.
Postimi i Clarisse Pasztory:
“U takova sot me bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mirëpres rifillimin e punës përmbajtësore të premten dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë dhe ekspertizë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR. Do të vazhdojmë takimet gjithëpërfshirëse për këtë reformë të rëndësishme, gjatë ditëve në vijim.”