Komisioni për veprimtarinë prodhuese dhe mjedisin i dha dritën jeshile propozimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për disa ndryshime në Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat. Zëvendësministrja, Vasilika Vjero listoi ndryshimet që sjell ligj i ri, sipas së cilës taksimi i profesioneve të lira do të vijojë për këtë vit me formatet ekzistuese.
“Ndryshimet që propozon ky ligj përfshin ndryshime në pjesën e formularëve të regjistrimit të bizneseve, kategorizimin e tatimpaguesve, caktimin e përgjegjësive të reja tatimore, dizenjmin e deklaratave dhe aspekte me sistemin informatik tatimor”, tha Vasilika Vjero, zëvendesministre e Financave dhe Ekonomisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi deklaroi se po punohet për ngritjen e një sistemi të ri të deklarimit të të ardhurave si dhe regjistrimit në QKB të bizneseve të reja, me zhvillimin e të cilit do të ndryshojnë edhe deklaratat e tatimpaguesve.
“Jemi duke punuar me kompaninë që mirëmban sistemin në mënyrë që ligji të fillojë efektet financiare por ndërkohë të përdoren deklaratat aktuale të tatimpaguesit. Ky është proces tranzit që i shërben në të mirë tatim paguesit. Me zhvillimin e sistemit deklaratat do ndryshojnë. Deklarata e tatimit mbi të ardhurat dhe deklarata mbi tatimin koorporativ. Këto bëhen efektive nga viti 2025 dhe aty biznesi do ndeshet me një deklaratë të re që s’është ndeshur më parë”, tha Ceno Klosi, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
Ndryshimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat përfshin një sërë profesionesh të cilët do në fund të 2024 do paguajnë tatimin nga 15-23% sipas të ardhurave vjetore. Por kundërshtime ka pasur mbi këtë ligj nga shoqatat e profesioneve të lira, një pjesë e të cilave kanë njoftuar dërgimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese.