Avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj për mes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook: ka njoftuar se klienti i tij, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë bërë një kërkesë në SPAK ku kërkojnë shtyrjen e marrjes në pyetje. Kjo kërkesë ka ardhur pas njoftimit të SPAK ku kanë bërë me dije se Berisha dhe Malltezi do të merren në pyetje.
Më tej në njoftim avokati Gjokutaj ka shtuar se kërkesa ka ardhur pasi ai dhe avokati i Malltezit nuk mund të jenë prezentë gjatë seancës së marrjes në pyetje për shkaqe objektive pune dhe familjare. Ai gjithashtu shtoi se duke qene se prezenca e avokatit është e domosdoshme për këtë seance ata i janë drejtuar SPAK për shtyrjen e marrjes në pyetje.