Nga Thomas Piketty
Me vdekjen e Jacques Delors-it, presidenti i Komisionit Evropian nga viti 1985 deri në vitin 1995, ka përfunduar një kapitull në historinë evropiane. Ka ardhur koha për të bërë një vlerësim kritik të kësaj periudhe vendimtare, dhe për të nxjerrë mësime për të ardhmen, pak muaj përpara zgjedhjeve evropiane të qershorit 2024.
Të thuash se Evropa që ne njohim sot u formua gjatë kësaj periudhe do të ishte një nënvlerësim: me Aktin e Evropës së Përbashkët të vitit 1986 (që lejon lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve), Direktivën Evropiane të vitit 1988 mbi liberalizimin e flukseve të kapitalit, si dhe Traktatin e Mastrihtit të vitit 1992. Në veçanti, ishte Traktati i Mastrihtit, i miratuar me një diferencë të ngushtë nga votuesit francezë në shtator 1992 (51% pro), ai që e transformoi ish-Komunitetin Ekonomik Evropian (KEE, i krijuar në 1957 nga Traktati i Romës) në Bashkimin Evropian (BE) dhe e pajisi atë me një monedhë të vetme. Siç ishte planifikuar në vitin 1992, euro hyri në fuqi në vitin 1999 për kompanitë dhe në vitin 2002 për individët.
Traktati i vitit 2005 për krijimin e një Kushtetute për Evropën – i refuzuar në Francë në referendum (55% votuan kundër) dhe më pas i miratuar nga Parlamenti, pas disa ndryshimeve të vogla, në formën e Traktatit të Lisbonës në vitin 2007 – u kufizua në konsolidimin e vendimeve të marra ndërmjet viteve 1986 dhe 1992, dhe në konstitucionalizimin e parimeve të konkurrencës dhe lëvizjes së lirë, pa ndonjë risi të madhe. Kompakti Fiskal Evropian i vitit 2012 shtrëngoi kriteret e Mastrihtit për borxhin dhe deficitet, që ishin përcaktuar në 1992, sërish pa ndonjë risi të domethënëse.
Për të kuptuar se sa shumë gjëra kishte “në lojë” gjatë negociatave vendimtare mes viteve 1985 dhe 1995, libri të cilit duhet t’i referohemi mbetet ai i botuar në vitin 2007, me autor Rawi Abdelal (Ndërtimi i Financës Globale). Bazuar në dhjetëra intervista të thelluara me aktorët kryesorë politikë dhe zyrtarë të lartë evropianë të kohës, veçanërisht Jacques Delors dhe Pascal Lamy, Abdelal analizon mjeshtërisht vizionet e të ardhmes dhe hapësirat negociuese të secilës palë.
E thënë përmbledhtaz, socialistët francezw vinin bast se krijimi i Euros dhe i Bankws Qendrore Evropiane, njw institucion i fuqishwm federal qw i merr vendimet me votw shumice, do tw mundwsonte me kalimin e kohws krijimin e njw fuqie publike evropiane, nw gjendje tw rregullonte forcat ekonomike, me mw shumw efektivitet se sa qeveria majtiste franceze e unitetit, qw doli nga zgjedhjet e vitit 1981. Pwr tw arritur kwtw rezultat, ata ranw dakord me kwrkeswn qendrore tw kristian demokratwve gjermanw, tw cilwt mbronin liberalizimin absolut tw rrjedhws sw kapitalit, pa asnjw rregullim publik, dhe mbi tw gjitha pa ndonjw taksim tw pwrbashkwt. Kjo ishte njw çwshtje madhore, e cila ishte neglizhuar nga presidenti francez, François MItterrand dhe nga vetw Delors, gjatw negociatave. Ishin hedhur themelet e kompromisit.
Tridhjetw vjet mw vonw, rezultati i kwtyre risive radikale wshtw i pwrzierw. Nga njwra anw, Banka Qendrore Evropiane luajti njw rol qendror nw parandalimin e kolapsit pas krizws financiare tw vitit 2008 dhe pandemisw sw Covid-19. Pas disa gafave nw fillimet e krizws greke dhe rwnien e panevojshme nw masa shtrwnguese gjatw viteve 2012-2013, vendim-marrja me votw shumice i mundwsoi Bankws Qendrore Evropiane qw tw kapwrcente vetot (sidomos atw gjermane) dhe tw mobilizonte me shpejtwsi dhe efiçencw, shuma tw konsiderueshme, pwr tw stabilizuar ekonominw evropiane dhe zvogwlonte diferencat nw normat e interesit brenda eurozonws. Askush nuk e di se çfarw do tw kishte ndodhur pa monedhwn e pwrbashkwt, dhe duhet thwnw se vendet nordike qw mbetwn jashtw saj, nuk kanw ecur aq keq. E vwrteta wshtw se asnjw aktor politik i besueshwm nuk wshtw duke propozuar njw rikthim tek franga.
Nw anwn tjetwr, wshtw e vetwkuptueshme se vetwm prodhimi i parave nuk mund tw zgjidhw tw gjithw problemet. Veç kwsaj, pwrfaqwsuesit e bankave qendrore kanw qenw shumw mw tw gatshwm pwr tw shpwtuar banka dhe bankierw, se sa pwr tw investuar nw arsim, shwndetwsi dhe klimw. Nw kwtw mwnyrw, ata kanw kontribuar pwr rritjen e pwrqwndrimit tw pasurisw, teksa mw tw pasurit pwrfitojnw prej fryrjes sw tregut tw aksioneve dhe aseteve tw pasurive tw paluajtshme, tw cilat janw bwrw tw mundura prej blerjeve nga ana e qeverive dhe paratw publike, ndwrkohw qw kursimet e mw tw varfwrve po fshihen prej inflacionit. Rregullat evropiane pwr lwvizjen e lirw tw kapitalit, tw parashtruara nw vitin 1992, kanw rezultuar kaq ekstreme dhe destabilizuese, saqw edhe FMN vendosi pas krizave nw Azi tw viteve 1997 dhe 2008, pwr tw futur disa forma tw kontrollit tw kapitalit, pwr rrjedhat e kapitalit nw terma afatshkurtwr.
Rregullat e reja evropiane kanw luajtur gjithashtu njw rol tw madh nw pwrkeqwsimin e shmangies sw taksimit: shkurtime tw pafundme tw taksave tw korporatws, zhvillimi i paaprecedentw i parajsave fiskale dhe nwntaksimi strukturor i miliarderwve dhe multimilionerwve. Politikisht, referendumet e viteve 1992 dhe 2005 kontribuan nw mwnyrw domethwnwse pwr largimin e njw pjese tw klasws punwtore nga kutitw e votimit dhe nga e majta. Vota kundwr nw vitin 2005 nw Francw, ishte parashikuesja mw e mirw e ngritjes sw partisw sw ekstremit tw djathtw Ribashkimi Kombwtar nw vitin 2022, sidomos nw qytetet e mesme tw prekura prej deindustrializimit.
Çfarw mund tw bwjmw pwr kwtw trashwgimi komplekse? Sw pari duhet t’u propozojmw partnerwve tanw qw tw krijojnw njw bwrthamw tw fortw brenda BE, e cila tw jetw nw gjendje tw marrw vendime madhore pwr çwshtjet buxhetore, fiskale dhe mjedisore. Edhe nwse ky Bashkim Parlamentar Evropian nuk sheh dritwn e diellit nw tw ardhmen e afwrt, ai duhet tw mbetet objektiv qendror.
Sw dyti, deri kur tw arrihet njw kompromis, ai do tw jetw padyshim thelbwsor pwr tw marrw masa tw njwanshme pwrballw shmangieve fiskale, sociale dhe mjedisore, brenda dhe jashtw BE. Kjo do tw shkaktojw kriza komplekse, tw cilat mund tw kapwrcehen nwse ndjekim njw rrugw ndwrkombwtare tw qwndrueshme, dhe janw ndoshta tw pashmangshme nwse duam tw dalim nga bllokimi ku ndodhemi. /bota.al