Ballina Opinion Ja pse duhen zgjedhje të parakohshme dhe pse u nda PD?

Ja pse duhen zgjedhje të parakohshme dhe pse u nda PD?

60
0

Nga Skender Kapiti 

Këtë titull shkrimi se “pse duhen zgjedhje të parakohshme dhe pse u nda PD-ja” po e argumentoj shkurtimisht. Zgjedhje të parakohshme duhen sepse ato zgjedhje duhet t’i bëjnë Veting-un politikës shqiptare në mënyrë që të mos ketë më deputetë të zgjedhur nga kryetarët e partive politike, të mos ketë dhe të mos vijnë më në parlament kësisoj kallëpi deputeti pa integritet, të paaftë, servilë dhe të papërgjegjshëm të cilët mbi gjithçka kanë vetë interesin personal, si dhe të marrë fund tollovia parlamentare e zhurmës sa për t’u dukur se ja ku jemi këtu për ju që na votuat. Zgjedhjet e parakohshme duhen sepse qeverinë e sotme e konsumuar korrupsioni, gjë të cilën e thonë madje edhe vetë socialistët të cilët edhe deklarohen se ne qeverisim se nuk ka kush ta marrë pushtetin, duke pasur parasysh gjendjen reale se ku ndodhet sot opozita shqiptare. Pra duhen zgjedhje të parakohshme për ndëshkimin e korrupsionit të qeverisjes por edhe për të ringjallur opozitën. Po pse u nda Partia Demokratike?

Shqipëria tashme dihet se është në udhëkryq prej 30 vitesh të këtij tranzicioni për shkak se Shqipërinë e kanë drejtuar elitat dështake si ajo politike, juridike, shoqërore e mediatike të cilat kanë funksionuar në marrëdhënie simbioze e bashkëveprimi korruptiv, hajnie dhe kundër demokracisë , integrimit dhe kundër interesave kombëtare. Dhe pjesë e kësaj elite ishte edhe elita e vjetër politike e PD-së. Ndarja e PD-së erdhi ai pasojë e të pashmangshmes, ku e pashmangshmja ishte dhe është ndarja nga e vjetra, ndarja nga fantazmat e së vjetrës, ndarja nga trashëgimia komuniste, ishte e pashmangshme ndarja nga ata të cilët e shfrytëzuan PD-në për interesa e përfitime personale. Ndarja e PD-së ishte domosdoshmëri për t’u ndarë nga korrupsioni dhe nga tranzicioni. Partia Demokratike u nda sepse ajo ashtu siç ishte më parë e kishte humbur besimin te SHBA-të dhe nuk sillte shpresë për ndryshim. Partia Demokratike tashmë është e ndarë dhe kjo ndarje erdhi sepse edhe Partinë Demokratike ashtu siç edhe tërë partitë e tjera i kanë gërryer jodemokraciteti, servilizmi dhe sidomos korrupsioni. Ato janë larg demokracisë. Partia Demokratike tashmë është ndarë nga ajo se çfarë nuk është demokratike, PD është ndarë nga ajo se çfarë nuk është e djathtë politike tradicionale dhe as liberale e moderne, është ndarë nga e vjetra dhe “Foltorja”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu