Ballina Europë “Putin nuk guxon të dalë para popullit të vet”, mijëra persona rusë...

“Putin nuk guxon të dalë para popullit të vet”, mijëra persona rusë protestojnë kundër luftës në Ukrainë

127
0

Rusia përjetoi protestat më të mëdha civile që kur Putini pushtoi Ukrainën. Rreth 10 mijë njerëz dolën në rrugë kundër luftës dhe për pasojë  përleshje të dhunshme shpërthyen për burgosjen e një aktivisti kundër luftës.

Policia dhe protestuesit u përleshën dhe pati raportime për disa “lëndime” në një protestë të mbajtur në qytetin e vogël Baymak, në Bashkortostan, një rajon rural i Rusisë pranë maleve Ural.

Bashkortostani ndodhet 1440 kilometra në lindje të Moskës. Është një rajon naftë-prodhues me 4.1 milionë banorë dhe një nga 80 entet administrative që përbëjnë Federatën Ruse. Sipas raportimeve të mediave, rajoni i Bashkortostanit është një nga rajonet e Rusisë që ka tejkaluar mesataren e humbjeve njerëzore në luftën në Ukrainë.

Protesta u ndez pasi një aktivist kundër luftës u burgos me katër vjet për “nxitje të urrejtjes”. Ky është Fayl Alsinov, i cili u dënua me katër vjet burg sot me akuzën e ofendimit të punëtorëve migrantë në një fjalim që mbajti në prill të vitit 2023 gjatë një proteste kundër planeve të nxjerrjes së arit në një rajon të Bashkortostanit. Në fakt, në fund të vitit 2023 ai u gjobit për një postim që bëri në rrjetin social rus Vkontakte. Ai e kishte karakterizuar luftën në Ukrainë “si një ‘gjenocid kundër popullit të Bashkirisë’” dhe kishte shkruar se “kjo nuk është lufta jonë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu