Vijon puna për ngritjen e pritave lumore përgjatë Shkumbinit.
Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar pamje nga punimet në rrjetet sociale duke shtuar se në atë zonë do të ndërtohet edhe një shëtitoreje në formën e një hapësire shplodhëse për qytetarët e Elbasanit.
“Mirëmëngjes dhe me punën që vijon për ngritjen e pritave lumore përgjatë Shkumbinit që përfshin edhe ndërtimin e një shëtitoreje duke krijuar një tjetër hapësirë shplodhëse për qytetarët e Elbasanit, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.