Ballina Politika Ambasadori i shtetit që ka sheshuar 85% të Gazës i dhimbsen ndërtesat...

Ambasadori i shtetit që ka sheshuar 85% të Gazës i dhimbsen ndërtesat e djegura në Tiranë

107
0

Ambasadori i ri i Izraelit në Shqipëri, Ohad Nakash Kaynar, sapo ka mbërritur në Tiranë dhe një nga gjërat që i ka bërë përshtypje janë ndërtesat e djegura gjatë protestave të fundit. Diplomati ka shprehur keqardhje për dëmet që ka parë në kryeqytet, ndërsa ka shmangur çdo qëndrim mbi shkaqet e protestave dhe përplasjen mes qytetarëve dhe qeverisë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ambasadori tha se Tirana është një qytet shumë i bukur, por pamjet e ndërtesave të dëmtuara i kanë lënë një përshtypje të trishtë.

I pyetur për zhvillimet e fundit, Kaynar theksoi se protestat, dialogu mes studentëve dhe qeverisë, si dhe proceset politike janë çështje që u përkasin shqiptarëve dhe se Izraeli nuk synon të ndërhyjë në to.

Diplomati komentoi edhe pretendimet e përhapura gjatë protestave për një përfshirje të mundshme izraelite, duke mohuar që vendi i tij të kishte rol në zhvillimet e brendshme politike.

Sipas tij, dyshimet dhe perceptimet e krijuara gjatë këtyre ditëve kanë ndikuar edhe në besimin mes një pjese të qytetarëve shqiptarë dhe izraelitë.