Ballina Aktualitet Abuzimet me sterilizimet, ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Abuzimet me sterilizimet, ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

237
0

Ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Kjo nuk është hera e parë që Beqaj paraqitet në SPAK.

Më parë ai është paraqitur në cilësinë e personit nën hetim për çështjen e sterilizimit.

Pak ditë më parë Beqajt i është caktuar nga GJKKO masa e detyrimit të paraqitjes dhe ndalim dalje jashtë vendit pasi ai po hetohet lidhur me disa çështje.