Ballina Aktualitet Kaluan procesin e vettingut, konfirmohen në detyrë dy zyrtarë e lartë të...

Kaluan procesin e vettingut, konfirmohen në detyrë dy zyrtarë e lartë të policisë

240
0

Dy zyrtarët e policisë, Zenel Hyka dhe Arjan Muça kanë kaluar procesin e vettingut.

Trupa e Vleresimit në AMP ka vendosur konfirmimin në detyrë të dy subjekteve të vlerësimit.

Zenel Hyka mban postin e Drejtorit të Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndërsa Arjan Muça është Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.