Ballina Ekonomia “Paratë jashtë bankave, po mbajnë ‘peng’ ekonominë”/ Flet, eksperti: Mungesa e kulturës...

“Paratë jashtë bankave, po mbajnë ‘peng’ ekonominë”/ Flet, eksperti: Mungesa e kulturës financiare po rrit…

59
0

Në një lidhje direkte televizive, eksperti i ekonomisë, Gent Beqiri, ka folur për sfidat kryesore të ekonomisë shqiptare, duke u ndalur te informaliteti dhe mungesa e kulturës financiare.

Beqiri shpjegon se një pjesë e madhe e parasë në vend qarkullon jashtë sistemit bankar, çka e bën më të vështirë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe rritjen e transparencës.

“Shumica e parave gjenden jashtë sistemit bankar. Nuk kemi një lidhje të fortë me bankat dhe kjo vjen edhe për arsye historike, pasi sektori bankar është zhvilluar më vonë në vendin tonë.”-tha Beqiri.

Ai shton se raporti i qytetarëve me bankat mbetet i dobët dhe kjo lidhet edhe me mungesën e njohurive bazë financiare.

“Nuk kemi një kulturë të mirëfilltë financiare. Ajo duhet të nisë që në shkollat e cikleve të ulëta, që fëmijët dhe të rinjtë të njihen me produktet bankare dhe me sigurinë e transaksioneve.”-u shpreh eksperti.

Sipas tij, pa edukim financiar që në moshë të hershme, vendi do ta ketë të vështirë të luftojë ekonominë informale dhe të forcojë sistemin financiar.