Ballina Politika Ambasadori ukrainas në Shqipëri: Ja çfarë i bëri përshtypje Zelensky nga vizita...

Ambasadori ukrainas në Shqipëri: Ja çfarë i bëri përshtypje Zelensky nga vizita në Tiranë

48
0

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov ka treguar se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është larguar nga Shqipëria me përshtypjet më të mira.

Ai ka zbuluar se presidentit Zelensky i tërhoqi vëmendje mikëpritja shqiptare dhe se u kthye në Ukrainë nga kjo vizitë që zhvilloi në vendin tonë tepër i kënaqur.

Gjithashtu Shukrov theksoi se kryesia e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë në OKB ka qenë shumë e suksesshme nëse merret në konsideratë konteksti se ku ndodhet Ukraina.

“Deklarata e përbashkët e samitit tregon mbështetjen për Ukrainën dhe se ato e kuptojnë situatën. Presidenti Zelensky u kthye në Ukrainë i kënaqur nga vizita dhe me përshtypjet më të mira për Shqipërinë dhe mikpritjen shqiptare.

Në kuadër të vizitës ka qenë edhe takimi dy palësh dhe është nënshkruar edhe një traktat shumë i rëndësishëm për miqësinë dhe bashkëpunimin mes vendeve.

Kryesia e Shqipërisë në KS e OKB ka qenë shumë e suksesshme, nëse flasim për kontekstin ku ndodhet tani Ukraina. Në këtë mënyrë Shqipëria tregoi partneritetin dhe mbështetjen e saj ndaj Ukrainës dhe popullit që po i reziston agresionit rus.

Përgjatë kësaj periudhe Shqipëria ka qenë bashkautore e shumicës së rezolutave që kanë të bëjnë me Ukrainën”, u shpreh Shkurov në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24.