Një 61-vjeçar po procedohet penalisht, pasi iu kap një armë gjahu. Burime zyrtare bënë me dije se behet fjale per shtatasin me inicialet S.S.
“Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 61 vjeç, banues në fshatin Bizhdan, njësia administrative Tregan, pasi gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë gjahu që ai e mbante pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”, sqaron policia.







