Policia e Berlinit është befasuar nga ajo çfarë gjeti pas kontrolleve në shtëpinë e terroristes së arrestuar të RAF, Daniela Klette. Mësohet se gjatë operacionit u gjetën në banesë arsenal armësh dhe ar.
65-vjeçarja Clete kishte fshehur ar, para, kallashnikovë dhe municione në shtëpinë e saj në Berlin-Kreuzberg. Autoritetet gjermane gjetën një kabinet prej druri me një fund të rremë që përmbante 40,000 euro para të gatshme. Por kjo nuk ishte e gjitha. Në një tjetër mobilie, ata gjetën 1.2 kilogramë ar, me vlerën aktuale të vlerësuar në 76,548 euro.
Përveç sendeve me vlerë, hetuesit kanë konfiskuar edhe shumë armë: kallashnikovë të gjetur në dollap, municione, disa celularë dhe ID false, kapuç dhe “dokumente të ndryshme” që lidhen me RAF.
Arrestimi i Daniela Klette u regjistrua pak para fundit të shkurtit në Berlin dhe ringjalli skenarët për zbardhjen e krimeve të pazbardhura deri më tani. Kanë kaluar plot njëzet e pesë vjet nga vetëshpërbërja e organizatës terroriste “Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe” (RAF) , e cila la pas dhjetëra viktima dhe të plagosur.
Daniela Klette arriti t’i ikte duart e policisë për dekada. Autoritetet e akuzojnë atë, së bashku me partnerët e saj, Burkhard Gerëeg dhe Ernst-Fohler Staub, për tentativë vrasjeje dhe një seri grabitjesh të armatosura midis viteve 1999 dhe 2016, në supermarkete dhe remitanca. RAF është përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 30 personave dhe plagosjen e të paktën 200 të tjerë.