Ballina Europë Burri tenton të vrasë gruan në Itali, 31-vjeçarja arrin të shpëtojë veten...

Burri tenton të vrasë gruan në Itali, 31-vjeçarja arrin të shpëtojë veten dhe vajzën duke u strehuar te fqinjët, i shoqi hidhet nga kati i 10-të

54
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Barriera di Milano të Torinos, ku një 37-vjeçar dyshohet se ka tentuar të vrasë partneren e tij 31-vjeçare.

Gruaja arriti të largohej nga banesa bashkë me vajzën e tyre njëvjeçare dhe u strehuan te fqinjët. Pak më vonë, 37-vjeçari u hodh nga ballkoni i katit të 10-të dhe humbi jetën.

Sipas versionit fillestar të policisë, 37-vjeçari e sulmoi gruan gjatë një grindjeje. Burri dyshohet se e çoi partneren e tij në ballkonin e apartamentit të tyre dhe u përpoq ta mbyste, duke i vendosur duart rreth qafës. Megjithatë, 31-vjeçarja arriti të shpëtonte, duke ikur nga apartamenti me vajzën e saj njëvjeçare dhe duke u strehuar te fqinjët.

31-vjeçarja dhe vajza e saj janë jashtë rrezikut. Karabinierët po hetojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.