Djali i ish-drejtoreshës së Postës në Durrës, Elizabeta Mataj, e cila gjendet në “arrest shtëpie”, është proceduar penalisht pasi bashke me nje shtetas tjetër kanë dhunuar një punonjës policie.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.6 në Durrës ku A. Mataj bashkë me shtetasin D.B kanë goditur punonjësin e policisë jashtë detyre D. Hallaci.
Elizabeta Mataj u lirua nga qelia me 25 shtator ku u mbajt në burg si e dyshuar për vjedhjen e rreth 700 mijë eurove, para këto të destinuara për pensionet dhe ndihmat sociale.







