Ballina Aktualitet E bënë trafikant droge vetëm pse ishte në foto me Veliajn, qytetari...

E bënë trafikant droge vetëm pse ishte në foto me Veliajn, qytetari reagon ndaj televizionit të familjes Berisha

65
0

Mbrëmjen e së enjtes policia njoftoi se kishte arrestuar Eno Sulejmanin, pasi nga kontrolli o gjeti 1 kg kokainë. Por nisur vetëm nga emri dhe pa bërë asnjë kërkim shtesë, televizioni i familjes Berisha, është përpjekur ta politizojë ngjarjen, publikuar një lajm me foton e nje personi qe s’kishte lidhje me te arrestuarin. Kjo vetem sepse ne foto ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Por në fakt personi që është krah Veliajt është dikush tjetër dhe vetëm emrin e ka të ngjashëm me personin e arrestuar nga policia.

Djali që shfaqet në krah të Veliajt në një takim politik, është Enea Suljemani dhe jo Eno Sulejmani, me profesion inxhinier ndërtimi nga qyteti i Pukës, me banim në Tiranë. Vetë Enea ka reaguar në rrjete sociale duke i kërkuar Syri.TV që të përgënjeshtrojë lajmin.

“Është përhapur një histori që nuk mund të përshkruhet ndryshe veçse si një përpjekje epike për të lindur një legjendë urbane. Emri im, fotoja ime e përzier me një ngjarje të një personi tjetër përbën çelësin e kësaj historie të çuditshme.

Ndryshe nga këto fantazira të cilat po përhapehen që më kanë dhënë fronin e Bossit të drogës e vërteta është që unë jam një inxhinier ndërtimi. Nuk kam punuar ndonjëherë në Bashkinë e Tiranës dhe në asnjë strukturë të sajë.

Shpreh konsideratë për z. Veliaj për punën e tij dhe vizionin për Tiranën. Situata e papërshtatshme e krijuar nga ky dezinformim nuk përputhet me integritetin dhe reputacionin tim personal dhe profesional.

Ndërkaq, në vend që të ndihmojë në interpretimin e kësaj historie të ngjarjeve të ndërsjella, agjensia e lajmeve syri.net duket se ka zgjedhur të jetë një arkëtar i humorit të pakuptueshem dhe një përhapse e dezinformacionit më vete që më bën mua pjesë të kesaj tragedie-komedie.

Në këtë moment, mund të ndjejme simpatinë për ta, ndersa nuk mund të mos shprehim habinë tonë ndaj kreativitetit të tyre më te fundit në prodhimin e teorisë së konspiracionit. Megjithatë, të gjithë ne duhet të marrim përgjegjesi për verimet tona dhe t’i qëndrojmë të sinqerte ndaj së vërtetës.

Është koha për të dalë nga filmi i gënjeshtrave dhe të kthehemi në botën e realitetit, ku fjalët duhet të jenë të qarta dhe informacioni i vërtetë duhet të fitojë epërsinë”, shkruan inxhinieri Enea Sulejmani dhe jo Eno Sulejmani i policisë që tashmë gjendet i arrestuar.