Ballina Sport Humbja kundër Brazilit, flet selektori i Anglisë

Humbja kundër Brazilit, flet selektori i Anglisë

19
0

Selektori i kombtares angleze, Garet Sauthgejt komentoi humbjen kundër Brazilit në BBC Radio 5 Live. Ai u shpreh se nuk arritën të dominonin sfidën dhe se Foden u shfaq mirë në disa raste.

“Dhjetë minuta nga fundi menduam se kishim luajtur mirë, pastaj goli ndryshoi ndeshjen.

Megjithatë, ne pamë lojtarë me pak paraqitje për ekipin kombëtar.

Ne patëm disa mundësi shënimi.

Ata kanë sulmues të jashtëzakonshëm, duhet të mbrohesh mirë nëse nuk dëshiron të pësosh gol.

Fatkeqësisht në disa raste nuk ia dolëm, ne u shpëtuam falë pritjeve të portierit tonë. Nuk e patëm ndjenjën e dominimit, në fund na mungoi vetëm një gol. Për mendimin tim, Fill Foden u shfaq në disa raste.

Na mungonin disa lojtarë, megjithatë ai dhe Bellingam arritën të shprehnin futboll të mirë, gjetën disa kombinime të mira.

Ne luajtëm kundër një ekipi të nivelit të lartë, nuk dominuam posedimin e topit për 75% siç ndodh shpesh me Mançesterin”, tha ai.