Ballina Europë Hungari, makina e garave humb kontrollin dhe përplas spektatorët, katër të vdekur

Hungari, makina e garave humb kontrollin dhe përplas spektatorët, katër të vdekur

65
0

Katër persona kanë humbur jetën, pasi një makinë që kishte marrë pjesë në garë në Hungari, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me spektatorët.

Autoritetet njoftuan se si pasojë e përplasjes janë plagosur edhe disa persona, gjendja e të cilëve nuk dihet ende.

Policia njoftoi se ende nuk dihet pse makina, që ka marrë pjesë në garën dyditore në veri të Hungarisë, ka dalë prej rrugës.

Përplasja ka ndodhur mes qytezave Labatlan dhe Bajot në qarkun verior Komarom Esztergom, e cila ka bërë të ditur se ka nisur hetimet.

Shumë ambulanca dhe helikopterë me ekipe shpëtimi janë parë në skenën e incidentit dhe garat janë ndalur menjëherë.