Ballina Politika Kuvendi Zgjedhor i PD Dibër, Basha: Mirënjohje të thellë për sakrificën e...

Kuvendi Zgjedhor i PD Dibër, Basha: Mirënjohje të thellë për sakrificën e dy viteve mjaftë të vështira mbijetese dhe ringritje!

22
0

Basha:Mirë se ju gjej, zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, anëtarë të Kuvendit zgjedhor të degës së Partisë Demokratike Dibër!

Është kënaqësi e jashtë zakonshme t’ju gjej ju të gjithë së bashku në këtë rast ceremonial dhe kuptimplotë, i cili përfundon procesin e riorganizimit të degës pas dy viteve të vështira të cilat me padrejtësi totale ndaj sakrificës së demokratëve u derdh dhe mbiu një frymë përçarje, me një gjuhë urrejtje nga e cila jo vetëm demokratët, por edhe shqiptarët dolën të humbur. Por ju arritët ta tejkalonit këtë kohë të vështirë me qartësinë e gjykimit tuaj, me fuqinë e vizionit tuaj dhe me forcën e karakterit kaq tipike për demokratët e Dibrës dhe për këtë ju shpreh një mirënjohje të thellë!