Ballina Kulturë “Ma digjni trupin dhe hirin hidheni në Shqipëri…” Amaneti i Naum Priftit

“Ma digjni trupin dhe hirin hidheni në Shqipëri…” Amaneti i Naum Priftit

61
0

Ka kaluar një vit që prej ndarjes nga jeta të shkrimtarit Naum Prifti i cili ka rritur dhjetëra breza fëmijësh me tregimet e tij.

Në vitet ’90 ai u largua nga Shqipëria drejt Amerikës ku qëndroi deri në fund të jetës, por amaneti i tij ishte që trupin t’ia digjnin dhe hirin t’ia shpërndanin aty ku ishte lindur, në Shqipëri.

Vajzat e tij Julika dhe Rafaela Prifti kanë treguar për “Euronews” se pavarësisht se jetonin në Amerikë prej vitesh, ai kthehej në Shqipëri sepse ndihej 100% kolonjar dhe Rehovar. Fatkqësisht gjatë Covid-19 Naum Prifti nuk pati mundësi të vinte në Shqipëri bashkë me vajzat e tij se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ndaj ai u la atyre një amanet: “Trupin të ma digjni si vëllait Piterit, dhe hirin te ma hidhni mes Shqipërisë dhe Amerikës.“

Naum Prifti lindi në Rehovë të Kolonjës në vitin 1932. Ai që i ri ishte i apasionuar pas letërsisë, ndaj i kreu studimet për Gjuhë e Letërsi Shqipe në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në vitet 1954-1960 ka punuar si redaktor në revistën Hosteni dhe më pas në revistën “Ylli”. Në vitin 1967-70 ai u dërgua në Divjakë për të punuar si mësues.

Në vitin 1992 ai emigroi në Amerikë së bashku me familjen e tij ku vazhdoi punën. Për 15 vite ka punuar si sekretar i Federatës Panshqiptare Vatra, ku u angazhua në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit shqiptar dhe nuk la pas dashurinë për penën.