Ballina Editorial Nuk ka Drejtësi e Veting pa kompensuar viktimat e krimeve shtetërore...

Nuk ka Drejtësi e Veting pa kompensuar viktimat e krimeve shtetërore e gjyqësore dhe nëse nuk paguajnë për dëmet pushtetarët e gjyqtarët për krimet e tyre

64
0

Nga Skënder Sadri KAPITI

Ashtu sikurse që kompensohen të persekutuarit nga  regjimi komunist, ashtu duhet të kompensohen edhe të grabiturit, ata që janë vjedhur e plackitur nga gjyqtarët me   krimet e tyre gjyqësore që u kanë shkaktuar qytetarëve dëme të rënda  ekonomike, morale e psikologjike.

Dëmët që u janë shkaktuar shqiptarëve nga vendimet kriminale e korrupsioni i institucioneve shtetërore  dhe të vendimeve të Gjykatave shqiptare  t’i paguajnë pushtetarët dhe gjyqtarët dhe jo taksapaguesit shqiptarë.

Vetting-u i cili po shkarkon nga detyra gjyqtarë e prokurorë të cilët kanë bërë krime me ligjin dhe drejtësinë, po shkarkohen gjyqtarët të cilët janë bërë miliarderë duke trafikuar ligjin e drejtësinë, që kanë bërë milona euro para e pasuri me anë të krimit të drejtësisë. Ata tani janë punësuar në administratë, janë bërë këshilltarë, janë  bërë profesorë universtetesh dhe avokatë në vënd që të ndëshkohen penalisht për krimet e tyre me drejtësinë. Nuk ka Veting ligjor dhe as Veting moral nëse nuk ndëshkohen penalisht krimet gjyqësore dhe gjyqtarët që i kanë marrë ato në “Emër të Republikës”.

Po mirë po atyre qytetarëve të cilëve gjykata dhe gjyqtarët ua kanë vjedhur e trafikuar pronat dhe të drejtat  kush duhet t’i kompensojë ata?

Prandaj gjyqtarëve që kanë bërë këto krime dhe korrupsione u duhen konfiskuar pasuritë dhe pronat e fituara kriminalisht dhe ato t’u jipen qytetarëve të cilëve vendimmarrjet kriminale gjyqësore u kanë shkaktuar dëm të rënda.

Ligji njerëzor dhe humasn në cdo kohë u jep të drejtën qytetarëve që të kërkojnë dëmshpërblimin për dëmet që u shkaktohen nga të tretët, nga shteti por edhe nga vendimmarrjetkriminale të qeverisë dhe drejtësisë dhe të gjyqtarëve.

Është koha që krimet gjyqësore të dalin para drejtësisë.Ashtu sikurse që kompensohen të persekutuarit e regjimit komunist, ashtu diuuhet të kompensohen edhe të grabiturit, ata që janë vjedhur e plackitur edhe nga gjyqtarët e me krimet e tyre gjyqësaore që u kanë shkaktuar qytetarëve gjatë këtyre viteve të tranzicionit.

Me miliona e miliona  euro llogaritet fatura e shtetit shqiptar për dëmshpërblimet ndaj vendimeve të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg (GJEDNJ) dhe Gjykatës së Arbitrazhit.

Kur vendimet qeveritare dhe ato gjyqësore të padrejta  për shkak të krimit të korrupsionit dhe të hajdutërisë,abuzimit dhe shitblerjes së drejtësisë; kur faturat e Stazburgut të cilat vijnë si pasojë e krimit institucional shteteror e gjyqësor të korrupsionit   gjë e cila i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëme te jashtëzakonshëm financiare prej miliona e miliona eurosh, pse për to  të paguajnë qytetarët shqiptar dhe jo shkaktarët e saj që janë shtetarët dhe gjyqtarët e korruptuar, hajdutë  dhe miliarderë?!

Shqiptarët kanë fituar shumë gjyqe në Gjykatën e Strazburgut, dhe shtetit shqiptar i është shkaktuar një dem i madh imazhi ,por sidomos një kosto e rënde financiare që do e paguajë taksapaguesi shqiptar. Pse p.sh. shteti dhe taksapaguesi shqiptar te paguaje 108 milion euro BEGHETIT kur shkak i kësaj është arroganca dhe papërgjedsgjegjshmëeria e qeverisë shqiptare.  Pse të paguajë taksapaguesi shqiptar për ata të cilët janë dëbuar nga pushtetarët padrejtësisht nga puna. Pse të pagujë taksapaguesi shqiptar  për dëmin dhe krimin që u janë bërë shqiptarëve kur padrejtësisht u janë prishur objektet dhe bizneset dhe të mos paguajnë për to autorët e shkaktarët e papërgjegjshëm?!

Qytetarët e dëmtuar padrejtësisht nga pushteti politik dhe nga drejtësia  duhet t’i drejtohen Gjykatës dhe të kërkojnë prej saj që dëmin ekonomik e financiar atyre t’ua paguajë shtetari, administratori, drejtori  dhe gjyqtari prej të cilëve atyre u është bërë e shkatuar dëmi.

Dëm i madh imazhi si një shtet ku ligji keqfunksionon dhe kur pushteti e drejtësia fitojnë e përfitojnë politikisht dhe në mënyrë të papërgjegjshme dhe korruptive në dëm të interesave të qytetarëve dhe të shtetit,  pasi të drejtat e tyre janë shkelur nga padrejtësia korruptive politike e gjyqësore shqiptare. Dhe e dyta se  për këto duhet të paguajë një barrë shumë të rëndë financiare  shteti shqiptar, aq sa kjo do të bëjë pse jo edhe një kërcënim e falimentim.

Mirëpo pse të paguajnë taksapaguesit shqiptarë, kur shkaktarët e kësaj grope  financiare janë qeveritarët shqiptarë, kaprricot dhe korrupsioni i tyre; kur shkaktartë për këtë janë vendimet skandaloze korruptive dhe hajdutëria e gjyqtarëve. Pse të paguajnë shqiptarët për zullumet e zullumqarëve dhe jo zullumqartët,të korruptuarit  dhe keqbërësit politik e juridik.

Pse nga drejtësia e Strazburgut duhet të paguajë miliona e miliona euro taksapaguesi shqiptar, kur për këtë fajtorë janë shtetarët, qeveritarët dhe gjyqtarët hajdutë e të korruptuar, të cilët janë  ata që e kanë trafikuar drejtësinë dhe që kanë bërë korrupsionin  dhe që poshtësisht dhe hajdutërisht ata kanë vënë e bërë pasuri përrallore qindra milionëshe  euro e dollarë. Pra, shtetarët e gjyqtarët shqiptarë prej krimit, korrupsionit dhe hajdutësisë së tyre ata janë bërë miliarderë dhe kostot duhet t’i paguajë po qytetari taksapagues  shqiptar.Me këto para korruptive ata kanë bërë pasuri miliona euro dhe prandaj duhet që dëmi i cili i ka ardhur shtetit shqiptar ta paguajnë ata prej të cilëve shqiptarëve dhe Shqipërisë u vjen  kjo faturë e rëndë ndëshkimore financiare.

Kjo do i vinte fre krimit e korrupsionit të lartë shtetëror dhe drejtësisë në Shqipëri, që të maten mirë qeveritarët, pushtetarët dhe gjyqtarët shqiptarë  që të mos i nxjerrin në ankand e në shitje vendimmarrjet shtetërore e gjyqësore; dhe në këtë mënyrë ata të frikësohen sepse  nuk mund të jenë zullumqarët e mëkatarët VIP-a  të pandëshkueshëm.